Vendimi i Bankës së Shqipërisë: Për transfertat deri në 20 mijë lekë nuk do të aplikohen tarifa

Banka e Shqipërisë vendosi që për transfertat deri në 20 mijë lekë nuk do të aplikohen tarifa. Banka e Shqipërisë ka marrë dje rregulloren e re për heqjen e komisioneve bankare për këto urdhërpagesash të iniciuara në rrugë elektronike.

“Rregulloret miratojnë dhe heqjen e tarifave për bankat për urdhër transfertat e klientëve në lekë, të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH me vlerë deri në 20.000 lekë.

Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë, ku vihet në dukje po ashtu se nëpërmjet kësaj nisme synohet mbështetja e klientëve.

Nga ana tjetër, ky vendim është edhe në kuadër të politikave të ndjekura nga BSH për reduktimin e parasë fizike në ekonomi.

Rregullorja e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH” dhe “Për funksionimin e sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS” u miratuan dje në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT