Meta-Berisha, presion Bashës: Ose me NE ose me SHBA, zgjidh e merr…

Lulzim Basha është nën një presion të fortë këto orë, nëse duhet të pranojë marrëveshjen për reformën zgjedhore, apo jo.

Nga një anë janë ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë të firmosë rekomandimet e ODIHR, nga ana tjetër është dyshja Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.

“Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli mbrëmë pa asnjë hezitim dhe tundi në dorë projektmarrëveshjen e firmosur nga Edi Rama, por që Oerd Bylykbashi (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) nuk shkuan për ta parë se ç’kishte brenda.

Ambasadorja me një ton të lehtë diplomatik i tha (dhe nuk iu lut aspak) Bashës “hajde e merre letrën që kam në dorë dhe firmose”.

“Topi është në fushën tënde”- ishte mesazhi i ambasadores.

Ndërkohë Lulzim Basha ndodhet para një dileme të madhe ekzistence. Ta firmosë e ta mbajë mirë me amerikanët apo të mos e firmosë dhe të mbajë premtimin para votuesve të tij për zgjedhje të lira e të ndershme, kur fare e mirë e di se me këto kushte e pa një qeveri kujdestare për zgjedhjet si në Maqedoni e Greqi, opozita shkrihet.

Se do t’i vjedhë prapë Rama dhe nuk ka më justifikim para qytetarëve.

Njëherë ta falëm atë që bëre- thotë populli- por herë të dytë nuk ka. Ose ik!

Zgjidh e merr, Lul Basha!

Topin e ke në oborrin e selisë blu.

Duhet kembë e fortë “saliane”, që ta kthesh topin nga SHQUP-i te Rezidenca amerikane”, thuhet në shkrimin e organit zyrtar mediatik të Ilir Metës.

Tani mbetet të shihet se kush e ka presionin më të fortë! (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT