“I përfshirë në rrëzimin e Ramës”, reagon këshilltari i Metës: E njoh senatorin, por gjithçka është shpifje

Këshilltari i presidentit Meta ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në mediat italiane se i ka kërkuar ish-senatorit De Gregorio për të ndërmarrë fushatë për rrëzimin e qeverisë “Rama”, dhe për këtë ndikoi dhe lajmi i publikuar në mediat e shtetit fqinj tre vite më parë për mbërritjen e 1400 kontenierëve me mbetje toksike për t’u depozituar në Shqipëri.
“Nuk është sekret që une njoh dhe kam shume miq në Itali. Kryesisht ata janë njerëz të medias, politikës dhe Biznesit. Edhe në shkrimin në fjalë bëhet fjalë se une paskam njohje me ish-Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes të Senatit Italian, Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë Tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë. Më duhet te them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër”, shprehet Kulla në një reagim të tij në Facebook.
Reagimi i plotë në Facebook
Të dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakenews e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi më i madh i mafias në Shqipëri droga dhe mesa duket fatkeqësisht nga dështimi i marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Nuk është sekret që une njoh dhe kam shume miq në Itali. Kryesisht ata janë njerëz të medias, politikës dhe Biznesit.
Edhe në shkrimin në fjalë bëhet fjalë se une paskam njohje me ish-Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes të Senatit Italian, Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë Tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë. Më duhet te them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme i kam patur publike dhe do t’i kem publike. I vetmi koment që kam është SHPIFJE, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane, por mbi të gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla