“E ke kopilin në derë”! Kreshnik Spahiu: Basha, ‘sanduich’ mes ambasadës amerikane dhe Ilir Metës

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje me emisionin “Open” ku ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA, tha se Basha ndodhet mes dy presioneve prandaj nuk po e gjuan topin.
“Lulzim Basha është si një sanduich para 2 presioneve. Njëri presion është nga Ambasada Amerikane, ndërsa presioni tjetër është nga Ilir Meta.
Ambasadorja i ka kërkuar Bashës një sistem që siguron votën e lirë dhe ai nuk ka dhënë përgjigje duke qëndruar si buf.
Topin e ka Lulzim Basha e tha në anglisht. E dini si përkthehet ajo? E ke kopilin në derën tëndë”, tha Spahiu