Zbulohen 12 pikat e marrëveshjes, palët firmosën një dokument në anglisht, s’ka konsensus për ndryshim të sistemit zgjedhor

Në Këshillin Politik mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare kanë rënë dakord për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore e cila përmban 12 pika.
Në marrëveshje përfshihen pikat ku mazhoranca me opozitën kanë rënë dakord, ato që nuk kanë rënë dakord, dhe se kur pikat e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi.
Ky dokument në gjuhën angleze është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

