U infektua për herë të dytë nga Covid-19, kush është mjeku i parë i prekur në Shqipëri që po lufton sërish me virusin

Ministria e Shëndetësisë ka njofuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 20 raste të reja me COVID-19.

Në njoftimin për mediat, ministria bën me dije se sot ka pasur 3 raste të riinfektimit të personelit shëndetësor.

Një prej mjekëve që është prekur punon në Spitalit të Durrësit dhe është infektuar për të dytën herë.

Bëhet fjalë për mjekun e njohur, Beqir Gelaj, i cili ishte mjeku i parë që u infektua me COVID në vendin tonë.

Deri tani dyshohet se shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut këtë është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT, po ashtu e prekur më herët nga virusi.

Ka qenë vajza që ka infektuar dhe babanë e saj, pasi mësohet se ka qenë asimptomatike.

Sot paradite, Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat janë shënuar 20 raste të reja të infektuara. Harta është përhapur në Tiranë, Shkodër, Krujë, Tropojë dhe Durrës.

Disa nga  rastet e reja janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT