Marrëveshja e “Detit” me Shqipërinë/ Zbardhet kërkesa urgjente e Tsipras për kryeministrin grek

Lideri i opozitës greke Aleksis Tsipras i ka bërë apel kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

“Mitsotakis duhet të thërrasë liderët politikë në vend dhe të vendosim nëse do të vazhdojmë strategjinë për marrëveshjen e detit me Shqipërinë apo të ndryshojmë strategji.Jam i gatshëm të jap pëlqimin tim ndaj vendimeve që qeveria mund të marrë, duke iu referuar strategjisë kombëtare të dobishme për të mbyllur marrëveshjen për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë”.

 I pyetur për zgjerimin e ujërave territoriale, ish kryeministri  theksoi se pas arritjes së marrëveshjes së Prespës  me Maqedoninë e Veriut duhet të gjendej koha e duhur edhe për mbylljen e paktit detar me Shqipërinë.

Kreu i Syrizas theksoi se pa arritur këtë pakt, nuk mund të çojnë Turqinë për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare në gjykatën e Hagës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT