“Shqipëria e bukur”, Rama poston foton nga Gjiri i Kakomesë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga Gjiri i Kakomesë.
Në foto duket deti dhe një foto e kapur në momentin kur shkrepëtin rrufeja. Gjiri i Kakomesë është një destinacion turistik në jug të vendit, ndërkohë bashkangjitur fotos së publikuar Rama shkruan: “Shqipëria e bukur”.