Meta flet për Reformën Zgjedhore: Pa marrëveshje, do të kishte pasoja

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai ka folur pas një aktiviteti në Kurbin, duke thënë se mund të kishte pasoja të rënda nëse palët nuk do të binin dakord.

“Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve.

Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe më thelbesore, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive.

Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, tha kreu i shtetit.

Gjithsesi, pak ditë më parë Presidenti u shpreh se edhe pse u arrit një marrëveshje konkrete, sërish e konsideroi si të pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT