Me buqetë me lule për të pritur partneren, pacientja nga Ukraina e fitoi betejën me COVID-19

Me një buqetë me lule një djalë e priste partneren e tij të dilte, që ia doli ta fitonte betejën me COVID-19 dhe po linte spitalin Infektiv.

Pacientja është nga Ukraina dhe rezultoi me pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë.

Familjarët thanë se e reja u identifikua me koronavirus në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë banesën e tyre, duke përgënjeshtruar lajmin se kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetar pasi ishte identifikuar si bartëse e këtij virusi.

Gjendja e saj shëndetësore fatmirësisht është e mirë, ndërsa do të qëndrojë edhe 14 ditë të tjera në izolim.

Aktualisht janë 30 pacientë, të cilët po marrin shërbim mjekësor në spitalin infektiv nga të cilët 6 në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT