Presidenti Meta: Me Frensis, e diela është edhe më e bukur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi mjaft domethënëse, që përcjell një mesazh me rëndësi.

Ndërsa në botë, e sidomos në SHBA, janë shtuar së tepërmi protestat anti-racizëm për shkak të shkeljes së të drejtave të afro-amerikanëve e jo vetëm, kreu i shteti shqiptar postoi një fotografi me Frensisin.

Meta ndodhet në plazh, i ulur në gjunjë dhe i ka hedhur dorën në qafë të riut me ngjyrë.

“Me Frensis, e diela është edhe më e bukur”, shkroi Meta në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT