“Bëni një pushim nga rrjetet sociale”. Pellgjet me ujë te ‘Parku Rinia’, drejtori i Urbanistikës u kthen përgjigje akuzuesve

Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tiranë krijuan një pamje jo të zakonshme te “Parku Rinia”, i përuruar në datën 1 Qershor.

Në park ishin krijuar pellgje me ujë, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët mbetën të pakënaqur nga këto pamje, ku nuk munguan edhe akuzat ndaj institucioneve.

Por brenda pak kohësh punonjësit e mirëmbajtjes e rikthyen menjëherë në normalitet situatën, duke bërë që “Parku Rinia” të jetë sërish gati për të pritur fëmijët.

Mbi akuzat për krijimin e pellgjeve me ujë ka reaguar edhe drejtori i Urbanistikës Joni Baboci, i cili shprehet se projekti është vetë i tillë që lejon që disa zona të parkut të mbajnë ujë për disa orë, në mënyrë që të ulet rrjedhja e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta.

Ai e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me shembuj të parqeve të tjerë në botë, të cilët krijojnë pellgje me ujë në raste kur ka shumë reshje, në mënyrë që të arrihet zbutja e ujërave të stuhisë urbane.

“Disa zona mbajnë ujë për disa orë, duke ulur rrjedhjen e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta.

Bëni një pushim nga rrjetet sociale dhe shkoni dizajnoni diçka të këndshme”, shkruan ndër të tjera drejtori i Urbanistikës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT