Video/ Digjet flamuri i Vorio-Epirit në Këlcyrë nga “Djemtë e Labërisë”

Nje grup patriotik i quajtur “Djemtë e Labërisë” dogji flamurin e të ashtuquajturit vorio-Epir në varrezat e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në luftës italo-greke.

Kreu i grupit, Florijan Canaj u ka dhënë ultimatum autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë për të hequr lapidarin në Qafën e Kiçokut pasi shërben për përkujtimin e gjeneralit grek Dhimitris i cili ra në luftën italo-greke.

Ata kanë paralajmëruar një protestë para konsullatës greke në Gjirokastër në ditët në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT