40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq njoftohet se janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT