Kushtet për ‘Zgjedhoren’, Murrizi: S’ka pazar nëpër bodrume ambasadash që na lëkund nga kërkesat tona

Opozita kërkon takim me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për të diskutuar rreth reformës zgjedhor dhe kërkesat që ata kanë për ndryshimin e sistemit

Deputeti Myslimin  Murrizi teksa publikon letrën dërguar Ramës dhe Ruçit nga tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, bën me dije se opozita marrëveshja e arritur mes PS-LSI-PD për zgjedhoren nuk do të marri votën e opozitës në Kuvend.

Postimi i plotë i Murrizit:

Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth reformes zgjedhore.

Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me reformen zgjedhore por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh.

Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

Nuk do te votohet nga deputetet e opozites ne kuvend.

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek qytetaret.

Listat e hapura.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it per administrate zgjedhore jo politike.

Vota e emigranteve.

Jane kerkesat tona te prera.

Nuk ka asnje “ institucion” hibrid e jo ligjor dhe asnje pazar neper bodrume apo rezidenca ambasadash qe na lekund nga keto kërkesa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT