Quan Bylisin pjesë të qytetërimit grek, Vittorio Sgarbi shkakton zemërim

Ka shkaktuar zemërim dhe reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, personaliteti i njohur italian Vittorio Sgarbi.

Ai ka postuar një foto nga Bylisi ku shkruan: Në ndërtesën e Bylis në Shqipëri, midis mbetjeve arkeologjike të qytetit grek.

Disa komentues e kanë kritikuar, por gjithashtu ka reaguar Forumi për për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore akuzon ministren e Kulturës me të cilën është takuar.

KUSH DO IA KETE THENE ZGARBIT QE BYLIS ESHTE GREK ?

Nuk mjaftoi qe bene grek Butrinti, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrise se Kultures nuk i thane se ishte ne mes te mallakastrioteve dhe po i falej leberve. Keta pasardhes te grekeve jane? I nderuar Zgarbi, falju edhe nje here zotit te Bylisit te na shpetoje nga injoranca e Ministrise se Kultures. Amen! Neritan Ceka.

Vittorio e ka shprehur shpesh herë konsideratën për Shqipërinë, vendin e origjinës së vajzës së tij Alba. Nuk dihet nëse këtë informacion Sgarbi ia ka thënë dikush apo mund të jetë thjesht një lapsus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT