Merkel i dërgon letër Hotit: Keni sfida të mëdha përpara, me zor pres të punoj me ju
Me vetëm tre ditë në detyrë, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti mori vendimi për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, me motivin se ky ndryshim do të ndihmojë në dialogun mes dy vendeve. Ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë politikanët në Kosovë, sidomos nga ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë ndërkombëtarët e kanë mbështetur këtë vendim të Hotit, ku sëfundmi kësaj liste të politikanëve që e mbështetën Hotin i është bashkuar edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Mediat e vendase kanë publikuar edhe letrën zyrtare të Merkel drejtuar Kryeministrit Hoti. Merkel i ka dërguar një letër urimi Avdullah Hotin, për zgjedhjen e tij si kryeministri i ri i Kosovës, por jo vetëm.
Ajo në në letrën e saj i ka theksuar Hotit sfidat që ai ka në krye të Qeverisë së Kosovë, duke përmendur dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, e cila ka shtuar se ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. E ndër të tjera ajo është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me kryeministrin Hoti.

Letra e plotë:
I nderuari Kryeministër,
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.
Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, vecenarisht përballja me pandeminë Covid 19, ndryshimet kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federative mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për të kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mezi pres të punoj me ju. Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush.
Sinqerisht, Angela Merkel, Kancelare e Federatës Gjermane