“Shëmti e madhe e Metës…”, Rama reagon për mesazhin e diplomatit që publikoi presidenti

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në OPEN për mesazhin e një diplomati të huaj që publikoi Presidenti i Republikës, Ilir Meta në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas mesazhi të Publikuar nga Presidenti, diplomati thotë se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

Kryeministri e quajti një shëmti të madhe veprimin e presidentit.

“Bërja e mesazhe publike është një shëmti e madhe për çdokënd dhe jo më për kreun e shtetit. Një shëmti që ndodh vetëm në Shqipëri. E dyta, unë e mora atë informacion, sepse une nuk disponoj kanale televizive në shtëpinë time, sepse dua të mbaj fëmijën e vogël larg nga ekrani sepse bën dëm. Por igurisht I marr informacionet. Nuk e kuptoj ku qëndron problem në atë mesazh. Bëhej fjalë për të votuar në Kuvend dhe jo për të ndryshuar kuadrin ligjor. Ishte qëndrimi politik I shumicës që unë përfaqësoj. Ku qëndron këtu arsyeja për të shitur me një mesazh një marrëdhënie besimi mes kreut të shtetit dhe të një diplomati.”, deklaroi Rama në OPEN.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT