Zgjedhjet parlamentare në Serbi/ Presidenti Meta reagon pas vendimit të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, ja mesazhi që jep

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pershendetur sot vendimin e marre nga partite politike shqiptare te lugunes se Presheves per te dale me nje liste te perbashket ne zgjedhjet parlamentare te 21 qershorit, ne Serbi.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, kreu i shtetit, shkruan se “pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”.

Postimi i Metës

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT