Krim mjedisor, fadromat gërryejnë basenin e Komanit (Foto)
Shqipëria është një vend i bekuar, me plot mrekulli natyrore. Por, atë që ka krijuar natyra po e shkatërron çdo ditë dora e njeriut.
Masakrat ndaj mjedisit duket se nuk do të marrin fund kurrë në vendin tonë dhe për fat të keq kjo po dëshmohet çdo ditë.
Në disa foto të siguruara nga Gazeta Shqip shihen fadromat duke gërryer basenin e liqenit të Komanit, një prej perlave të Veriut.
Nuk dihet kur do marrë fund mizoria ndaj natyrës, por një është e sigurt, që nëse nuk ndalet shpejt, gjithçka e bukur do shkatërrohet shumë shpejt.