Më 15 qershor nis punën transporti publik, ja si do të ulen pasagjerët në urban (FOTO)
Pak ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se transporti publik do të rifillonte punën më datë 15 qershor, pas më shumë se tre muaj në karantinë.
Ndërsa ditën e sotme, teksa Shoqata e Transportit bëri një protestë për plotësimin e kërkesave të tyre, bënë gjithashtu edhe një improvizim me urbanët se sa mund të respektohen masat e vendosura nga ISHP-ja.
Duke miratuar protokollin e ISHP-së, urbanët do të kenë 70 për qind të kapacitetit të lejuar. Si pasojë pasagjerët nuk lejohen të ulen në çdo vend të urbanit dhe duhet të mbajnë distancëm.
Siç shihet edhe nga fotot, urbanët do të kenë shiritë në çdo vend ku nuk lejohet për t’u ulur dhe shkruhet “Mos, Stop”. Ndërkohë te dera e urbanit shkruhet: “Ju lutem, respektoni distancën”.
Kujtojmë se Ministria u ka bërë thirrje të gjithë pasagjerëve që do përdorin transportin publik që të pajisen me maska, si dhe të ruajnë distancën e cila është shumë e rëndësishme.