Transporti publik protestë para Ministrisë, improvizojnë me urbanët respektimin e masave (FOTO)

Edhe ditën e sotme ka protestuar Shoqata e Transportit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Për shkak se ka plot tre muaj të bllokuar si pasojë e Covid-19, ky sektor ndodhet në vështirësi.

E teksa pritet që më 15 qershor të rihapet transporti publik, duket se do të ketë probleme pasi kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare duke përfshirë shërbimin për një numër të vogël qytetarësh.

Shoqatat e Transportit kërkuan të hiqet akciza e naftës dhe taksave për karburantin si dhe të ulet TVSH-ja në masën 2%.

Ndërkohë ata improvizuan një udhëtim me urban në bazë të kushteve të reja të detyrueshme. Sipas tyre, është e pamundur të zbatohen protokollet e sigurisë dhe distanca është e pamundur të ruhet pasi kjo do të thotë të punojnë me gjysmë kapaciteti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT