Video/ Përplasje e fortë mes policëve të FNSH dhe pronarëve të bareve në Velipojë

Forca të shumta të policisë të FNSH dhe të IKMT-së kanë shkuar në Velipojë për të prishur lokalet që ndodhen përgjatë bregdetit, që cilësohen si pa leje.

Por veprimi i IKMT-së ka shkaktuar reagime të forta të banorëve dhe të pronarëve të këtyre “beach bareve”, që kanë kundërshtuar prishjen, duke kërkuar që ketë një vendim dhe të ishte e pranishme bashkia e Shkodrës, e cila ka në varësi këtë zonë turistike.

Në këtë përplasje me policinë ka qenë edhe kryetari i PD-së në Velipojë, Nikollë Marku ku ka bërë debat me forcat e FNSH dhe IKMT lidhur me aksionin që po ndërmerret atje për prishjen e ndërtimeve pa leje. Një prej objekteve qe po tentohet te prishet është edhe një lokal në plazh që është i kryetarit te PD Nikolle Marku në Velipoje i cili mendon se është një aksion i qëllimshëm ne biznesin e tij. “Me jep vendimin, ku e ke njoftimin paraprak për prishjen, le të vijë këtu vetë bashkia’, shprehet Marku në debatin me policët e FNSH-së.

Ndërsa banorët e zonës shprehen se janë kundër prishjes, pasi është e pabazuar. Më herët shqetësimin e kishte ngritur edhe kryebashkiakja Voltana Ademi në mbledhjen e organizuar nga ministrat Sandër Lleshaj dhe Blendi Klosi, që po bëhen prishje selektive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT