Rama zbulon pse kërkoi Eurobondin: Do të heqim taksat…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrja e borxhit prej 650 milionë euro nëpërmjet letrës me vlerë, Eurobond është një sukses dhe se shuma e marrë do të përdoret për projektin e tij madhor “Shqipëria 2030”.

Në konferencën për shtyp, kryeministri theksoi se marrja e këtij borxhi do të mundësojë heqjen e disa taksave për biznesin e vogël.

“Ne do i heqim tatim fitimin biznesit të vogël, jo për fjalë dhe elektoral, jo për këtë vit, por deri në vitin 2029, s’do ketë tatim fitimi. Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe heqjen e TVSH-në. Do ta konfirmojmë edhe më tutje deri në një farë shkallë, për xhurion. Qëllimi për disa vite në mos deri në 2029 ata të mos kenë as tatim fitimi dhe TVSH”, theksoi Rama.

Ai shtoi se brenda këtij sesioni parlamentar, qeveria ka mundësi t’i thotë biznesit se s’ke taksë je zero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT