“Rëndësi ka që u kënaq Luli..,”, Rama i përgjigjet kërcënimeve të Murrizit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe në lidhje me kërcënimet e lëshuara në formë ultimatumi nga opozita e re në Parlament se nuk do t’i japë votat po nuk u votua hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit.
I vetdijshëm se marrëveshja e re është një njësoj si e mëparshme, por për kryeministrin kjo ka rëndësi se futi në zgjedhje PD-në në aleatët e tyre.
“Nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. E di që situata nuk është e qetë, ne kemi dakordësuar një marrëveshje, duhet të mos lëvizë, sigurisht e vetmja kënaqësi, që kam marrë është kënaqësia e Lulit, rëndësi ka që u kënaq Luli nuk ka asnjë kënaqësi tjetër, se nuk reformon asgjë në sistem, përsa i përket administrimit. Qëllimi ishte ky, jo pamundësia jonë për të shkuar vetëm përpara, por që të bashkoheshim të gjithë ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e zgjedhjeve dhe për t’i thënë si e do ti, thuaj si e do ti? Unë e di që do të ketë prapë llafe se ne prapë do të fitojmë dhe ata prapë do të humbasin”, deklaroi Rama.
Ndërsa sa i përket kërcëimeve të opozitës, Rama duket se kishte i mëshoi faktin se rëndësi ka se bindur opozitën në zgjedhje dhe se do përpiqet të gjejë një dakordësi me opozitën e re pasi nuk i kanë votat.