Trump merr vendimin për 640 ushtarët amerikanë në Kosovë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur 640 ushtarët amerikanë do të qëndrojnë si pjesë e misiont të KFOR-it në Kosovë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe drejtuesit të përkohshëm të Senatit Chuck Grassley, Trump njoftoi për vendosjen e trupave, në disa vende të botës, përfshirë Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. Afërisht 640 pjesëtarë të Ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT