Mjeku i QSUT bën deklaratën e rëndë: Po fshihen rastet, një mjek dhe dy infermierë të Urgjencës janë me Covid-19

Mjeku i QSUT, Petrit Vargu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se një mjek dhe dy infermierë janë konfirmuar pozitivë me Covid -19 në Urgjencën e QSUT-së.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet.

“Skandal! Një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-se. Ministria e shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!”, shkruan mjeku Vargu.

Kujtojmë se sot, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një numër rekord rastesh të reja të infektuarish, 42 raste, 5 prej të cilëve personel mjekësor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT