Tritan Kalo ‘replikon’ me Ethem Rukën dhe zbulon shkaktarët e shpërthimit të rasteve me COVID-19
Shpërthimi i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në Shqipëri ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, pasi shifrat kanë arritur pikun.
Sot në vendin tonë u regjistruan 42 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Profesor Ethem Ruka ka publikuar disa grafikë, ndërsa i shqetësuar shkruan vetëm: “No coment”.
Kjo ka sjellë reagimin e mjekut Tritan Kalo, i cili zbulon edhe arsyet e rritjes së numrit të infektimeve, duke hedhur gishtin nga politika dhe mosrespektimi i masave.
“Politika e praptë krijoj bindjen se Sars-Cov2/Covid-19 ishte një trill…Vetndërgjegjësimi, kujdesi individual e kolektiv, higjena individuale dhe kolektive, mbajtja e maskave ku ka grumbullime e në mjedise kolektive, ajrimi i kujdesshëm i mjediseve, hidrimi dhe ushqimi i shëndershëm, pak nga pak u braktisën dhe ja dy javë pas lehtësimit të masave kufizuese jemi këtu ku nuk DUHEJ të ishim….”, ka komentuar Kalo në postimin e Rukës.
Pas replikës së mjekut ka komentuar edhe biologu Ruka, i cili shprehet se nëse Europa nuk do kishte marrë masa do kishte mbi 3 milionë vdekje.
” Shume njerez i bien shkurt, duke e konsideruar pandemine si te parendesishme.Nese nuk do te kishte funksionuar karantinimi, sipas burimeve shkencore britanike, Europa do te kishte patur mbi 3 milione vdekje. Doktor Kalo keni mirenjohjen tone. Mos u trishtoni kur ju gjykojne. Keshtu jemi gatuar, ju duartrokasim nga ballkonet e shtepive, pastaj harrojme dhe u masakrojme ne rrjetet sociale! Numri i ulet i vdekjeve ka brenda pa asnje diskutim investimin tuaj profesional dhe perkushtimin e larte njerezor!”, shkruan profesor Ruka.