Pse nuk e bind dot Murrizin si Bashën? Rama dorëzohet: Gjendemi midis dy zjarreve

Ndërsa opozita parlamentare nuk bindet të japë votën për marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, kryeministri Rama e pranoi se ai vetë dhe PS gjenden tashmë mes dy zjarreve.

“Ne kemi dakordësuar një marrëveshje, nuk është marrëveshja që unë dhe PS do të donte. Duke qënë se synimi kryesor i asaj tyreze ishte gjithëpërfshirja dhe hapja e një rruge dialogu dhe përfshirja e opozitës jo parlamentare që ka një psikozë ndryshe për zgjedhjet atëhëherë ne pranuam që, pasi topi shkoi në fushën e Bashës e s’po dukej gjëkundi, t’i themi bëje si do ti. Ishte surprizë kur e dëgjuam që tha se më e mira është kjo që kemi.

Jemi këtu për ta kaluar këtë situatë, ne gjendemi midis dy zjarreve, kemi këtë marrëveshje dhe nga ana tjetër votimi në parlament që kërkon më shumë se numrat që disponojmë. Për fatin e keq ne jemi në këto kushte që si kam përcaktuar as unë as PS. Kemi një opozitë jashtë ilegjitime politikisht por që s’mund të mohet si faktor dhe një opozitë brenda parlamentit. Unë nuk jam diktatori që imponohet, për më tepër kur bëhet fjalë për vulën e përcaktimit të rregullave të lojës. Për ne depolitizimi do ishte hap i madh përpara nëse do ishte pranuar nga opozita e Bashës. Do ishte shumë më e lehtë sot se këta këtu (opozita parlamentare) kanë të drejtë kur thonë se sistemi i komisioneve dhe numërimi partiak nuk i garanton aq sa duhet forcat e vogla”,- tha Rama.

Përpara gazetarëve, ai tregoi edhe arsyet se pse nuk e bindte dot Myslym Murrizin ashtu siç bëri me kryedemokratin Basha.

“Sepse zotit Basha i thashë bëje si të duash, por ti them edhe zotit Murrizi bëj si të duash atëherë do kemi dy palë zgjedhje dhe duhet të kemi edhe dy shtete të ndryshme. Unë nuk shoh dallim nga pikëpamja politike konceptuale mes atyre që ikën dhe këtyre që janë këtu, nuk jam i impresionuar nga ndonjë rënie niveli këtu, por nga fakti se politika këtu është një sport kombëtar që i i thua deputetit ngri kartonin për të vrarë veten, se për to është vetëvrasje”,– tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT