Nga 17 vatra aktive tani janë vetëm 9/ Ja zonat ku koronavirusi ende po “lulëzon” në Tiranë

Përgjysmohet numri i vatrave me COVID-19 në Tiranë. Aktualisht në kryeqytet janë 9 vatra aktive nga 17 që ishin pak ditë më parë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 9 vatrat aktive janë tek: Rr. Dibres, rr. Ura, Tirana e Re, rr. Sami Frasheri, rr. Dalip Topi, Shkoze, rr. Kole Kamsi, Mozaiku i Tiranes, Qytet Studenti, Lunder, Teleferik, ish teatri, Vasil Shanto, Kodra e Diellit 2.

Po kështu, dosja.al bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë hetuar 44 raste, nga të cilat 17 janë referuar nga Ugjenca Kombëtare, 1 nga mjeku i familjes dhe 26 të tjera janë kontakte të personave pozitivë. Ndërsa në total janë analizuar 122 monstra, ku 96 personave u është marrë tamponi, 26 kanë qenë në kontakt me virusin dhe 32 të tjerë janë ritestuar. Sakaq 26 punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u janë marrë monstrat. Këta të fundit kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 42 persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT