Foto/ Tezat e provimit u “shitën”, Këlliçi: Është kriminale, Shahini ka dështuar

Sot maturantët kishin provimin e gjuhës. Edhe pse këto provime zhvillohen në kushte të ndryshme si ne vitet e shkuara, edhe kësaj here tezat e provimeve kanë pjesë e “grabitjeve’, ku ato kanë qarkulluar nëpër mjetet telefonave, dhe janë shpërndarë me anë të aplikacioneve.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi shprehet se kjo është një situatë që po ndodh për të shtatën herë radhazi, sa herë që ka provim të maturës.
“Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim! Është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni. Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit”, shprehet Këlliçi.