Vizita e panjoftuar, Hashim Thaçi i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet për një vizitë në Shqipëri.
Ai momentalisht është në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi po mbahet në zyrën e kryedemokratit dhe nuk ishte njoftuar më parë nga asnjëra palë.
Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.