“40 vjet bisedime mes Greqisë dhe Italisë për marrëveshjen e detit, Shqipërisë i mjaftuan vetëm 9 muaj me një ministër e 6 me tjetrin”

MaShaban Murati në një postim në rrjetin social “Facebook” kritikon diplomacinë shqiptare dhe marrëveshjet me rëndësi të veccantë për vendin tonë, që diplomatët tanë kanë bërë me Greqinë.

Duke bërë një krahasim me shtetet fqinj, Greqinë dhe Italinë, Murati, bashkëpunëtor i gazetës DITA për çështjet e rajonit dhe diplomacisë, shkruan:

“Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.

Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT