Sgarbi nuk heq dorë: Bylisi është qytet grek, kështu shkruhet edhe në google

Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi gjatë një lidhje live me skype në emisionin OPEN në Top Channel ka ripërsëritur sërish se Bylisi është qytet grek, por kësaj radhe ka shtuar se ka folur kulturalisht dhe jo gjeografikisht.

“Unë kam në dorë dy volume të Neritan Cekës, pastaj kam edhe botimin të po Neritan Cekës. Marrëdhënia ime me Shqipërinë është pozitive. Është një polemikë të cilën nuk e kuptova. Nuk ka të bëjë me gjeografinë, por me një identitet kulturor.

Dëshmitë na çojnë tek një kulturë greke e Bylisit të shekullit të II dhe III para Krishtit. Duhet të pranojmë ndikimin grek. Në google shkruhet: Bylis, qytet grek në kufijtë e Ilirisë dhe Epirit. Nëse ky definicion për ju është provokacion, nuk është provokimi im. Nuk e kuptoj se pse polemika ka mbërritur deri në Greqi”, deklaroi Sgarbi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT