Video/ E rrallë, mjekja shqiptare pas 85 ditësh në izolim dhe 7 tamponesh rezulton negative nga koronavirusi

Në fund të muajit prill Wake Up realizoi një lidhje skype me mjeken onkologe, Alma Kasa e cila jeton dhe punon në Itali. Në fillim të muajit mars ajo u infektua me COVID-19 nga kontaktet  me pacientët.

Rasti i mjekes Alma Kasa është një rast i rrallë pasi ajo ka qëndruar e izoluar vetëm për një kohë rekord, plot 85 ditë pasi rezultonte pozitive nga testet që kryente. Alma ka rezultuar pozitive pas 6 testeve dhe më në fund testi i 7-të i kryer vetëm pak ditë më parë ka rezultuar më në fund negativ.

Kësisoj Dr. Alma i ka dhënë fund izolimit të gjatë prej 85 ditësh (3 muajsh) larg bashkëshortit dhe vajzës. “Ka qenë periudha ime më e vështirë, sidomos nga ana psikologjike. Bëra tamponin e parë pozitiv, kështu i dyti, i treti, i katërti, i pesti i gjashti…dhe kur bëra tamponin e shtatë gjendja ime ishte rënduar sepse mendoja, po sikur dhe ky test të dilte pozitiv. Kur erdhi rezultati ka qenë një emocion i fortë jo vetëm për mua por dhe për vajzën dhe bashkëshortin tim”- tregoi mjekja Alma Kasa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT