Shifrat/ Alarmi nga koronavirusi në Shqipëri, si u 7-fishua numri i rasteve nga data 1 qershor

Në Shqipëri është rikthyer frika pas shpërthimit të rasteve me koronavirus. Situata më alarmante ka qenë tre ditët e fundit, ku numri i të infektuarve është rritur frikshëm.
Kurba arriti kulmin sot, ku u shënuan 44 të infektuar. Nëse u hedhim një sy shifrave, shihet se nga 1 qershori, kur u lehtësuan edhe masat, numri i të prekurve ditor është 7-fishuar.
Konkretisht me 1 qershor kishim 6 të infektuar, ndërsa më 11 qershor 44.
Edhe pse ministria ka drejtuar gishtin tek grumbullimet e qytetarëve, vetë spitalet janë kthyer në vatra infeksioni.
Konkretisht numri i të prekurve nga data 1 qershor deri në 11 qershor ka qenë si më poshtë:
1 qershor 6 të prekur
2 qershor 21 të prekur
3 qershor 20 të prekur
4 qershor 13 të prekur
5 qershor 15 të prekur
6 qershor 20 të prekur
7 qershor 14 të prekur
8 qershor 17 të prekur
9 qershor 36 të prekur
10 qershor 42 të prekur
11 qershor 44 të prekur
Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar në spital, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 35.
Përpos këtyre 35 viktimave, në Shqipëri kanë humbur jetën edhe 5 persona të tjerë të infektuar me Covid-19, të cilët autoritetet shqiptare nuk i klasifikojnë si zyrtarisht viktima të Covid-19, pasi mendojnë se vdekja e tyre ka ardhur nga shkaqe të tjera.