Rritja e infeksioneve, Tomini: U shkelën rregullat, ne mjekët patëm një shfrenim të përgjegjësisë, alerti i strukturave të jetë i lartë!

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh për Report Tv se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve bizneset, pasi qytetarët e ulën vigjilencën.

“Aktualisht është vërejtur një trend në rritje në 7 ditët në vijim dhe sigurisht është e pritshme për kundrejt strategjisë së lehtësimit të masave. Normalisht edhe kontaktet janë më të shumta, gati 97% e subjekteve janë në aktivitet, pavarësisht se një pjesë e vogël nuk janë aktive. Lehtësimi duhet të sillte një respektimin dhe ndërgjegjësim për masat. Por kemi një zbehje një çlirim përkundrejt masave duke sjellë edhe rritjen e COVID-it.

Mesazhet kanë arritur te popullata por mesa duket elementët e karantinës, distancimit, që ndikuan te mbyllja, sollën këtë shfrenim. Strategjia e lehtësimit të masave nuk do të thoshte lehtësim të masave të disntancimit”, tha ajo.

Eugena Tomini kritikoi dhe vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë.

“Por nuk janë vetëm baret dhe restorantet, por janë subjekte të tjera, popullata dhe ne mjekët që patëm një shfrenim të përgjegjësisë apo ndërgjegjësimit kundrejt rasteve sporadike në QSUT, pavarësisht se doli si burim nga hetimi doli një rast me kontakt të jashtëm. Duke mos respektuar mbajtjen e maskave dhe doreza në spitale, sjell edhe trasmetueshmëri drejt pacientëve apo e kundërta. Kjo ka qenë një rritje të pozitivitet në QSUT”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT