Shembja e Teatrit Kombëtar, Vittorio Sgarbi zbulon çfarë i tha Ramës: I dhash një këshillë, ai bëri atë që donte

Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se çfarë i tha kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në emisionin e Eni Vasilit, Sgarbi ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos e shembte Teatrin Kombëtar por ta restauronte atë, por ai sipas gazetarit italian bëri atë që donte.

“Përsa i përket për Teatrit, unë nuk kam folur për të. Unë kam folur për arkitekturën por mbase jam gabuar (Flet për Teatrin e Bylisit pas pyetjes së Neritan Cekës).

Unë i thash mikut tim Edi Rama të mos e shembte (Flet për Teatrin Kombëtar). I thash atë gjë që më pas ai nuk e bëri. Nuk doja të hyja në polemikë për atë. Unë i thash ta mbante, të restaurohej. Unë i dhash një këshillë por ai bëri atë që donte”, tha gazetari italian Neritan Ceka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT