Shifrat zyrtare/ 8 pacientë të intubuar, 33 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 të infektuar me koronavirus dhe vihet re një shtrirje e gjerë e rasteve.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, shihet se janë prekur edhe “qytetet e gjelbra”. Ndërkohë mësohet se 8 pacientë janë të intubuar.
Por, vjen edhe një lajm i mirë, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 33 persona.
COVID19 – Statistika (12 Qershor 2020)
Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 199 Shkodër 45 Krujë 32 Kamëz 23 Durrës 15 Pukë 7 Lushnje 6 Vlorë 6 Elbasan 3 Mat 2 Tropojë 2 Korçë 1 Librazhd 1 Mallakastër 1 Lezhë 1 Berat 1 Ura Vajgurore 1