“I dënuar për bomba e armëmbajtje pa leje” PD: KQZ, hiq mandatin e kryebashkiakut “gardist”

Partia Demokratike i drejtohet zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Matit. Në letrën e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazement Bardhi, i kërkohet KQZ-së që të heqë mandatin e Agron Malajt, pasi rezulton se ai ka qenë i dënuar më parë me 10 muaj burgim për veprën penale dënuar për veprimet e kundërligjshëm të parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

Konkretisht Malaj është dënuar: për veprën penale të “Prodhimit të armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore”,  e cila parashikon që të dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Në këtë nen gjithashtu përcaktohet se “Mbajtja, blerja ose shitja e armëve, bombave apo minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Mbajtja e fishekëve të armëve të lehta luftarake pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

Pas konfirmimit edhe të Prokurorisë për veprën penale të Malajt, PD kërkon që KQZ-ja të heqë mandatin e Malajt, pasi ligji i Dekriminalizimit ia ndalon të ushtrojë detyrën e mandatit të kryebashkiakut. Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Burrelit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. PD-ja kërkon mbledhjen e KQZ-së sa më shpejt për ta shkarkuar.

Malaj që njihet edhe si gardisti i 21 janarit, ku u vranë 4 protestuesit e thirrur nga PS përpara kryeministrit, në kohën kur kjo parti ishte në opozitë. Ai ka qenë përherë i sulmuar nga PD-ja, por vetë Malaj ika mohuar akuzat.

PD kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Thirrjen pa vonesë të mbledhjes së KQZ dhe përfshirjen në rend dite të shqyrtimit të rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agron Malaj; Miratimin e rezultateve të organit të prokurorisë, që subjekti Agron Malaj, është në kushtet e ndalimit të parashikuar në pikën 1, shkronja “a” të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe se ndaj tij duhet të merret masa e ndalimit të menjëhershëm të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit publik”, thuhet një letrën e PD-së. Partia më e madhe opozitës me këtë letër ka vënë në dijenie dhe ambasadorët, si dhe kërkuan KQZ-së që të marrë vendim dhe të mos “dëgjojë urdhrat politik të kryeministrit Edi Rama, pavarësisht se ai është personi që ka emëruar në detyrë edhe Agron Malajn, edhe shumicën e anëtarëve të KQZ (4 nga 5 anëtarët në detyrë të KQZ)”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT