I dënuar me burgim të përjetshëm, si u lirua me kusht 40-vjeçari që u vra te “Komuna e Parisit”. Ja argumenti që përdori Gjykata

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë ishte liruar me kusht nga burgu vetëm një vit më parë, më 22 shkurt 2019.

“BalkanWeb” ka siguruar kërkesën e tij dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Krujës për ta liruar me kusht Billën pavarësisht se ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe më pas ishte ekstraduar në Shqipëri.

Argumenti që ka përdorur gjykata për ta liruar është sjellja e mirë e tij gjatë vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

“Perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e konsiderueshme”, thuhet ndër të tjera në vendimin e lirimit me kusht.

VENDIMI I GJYKATËS PËR HEKURAN BILLËN

Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT