Biseda me Ramën, Vuçiç dhe Zaev, Komisioneri për Zgjerimin: Mbështesim rajonin për ta bërë më të fortë dhe për ta afruar me BE

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Edi Rama, atë të Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Varhelyi nëpërmjet një postimi në Twitter bën me dije se çështje diskutimi ka qenë hapja e negociatave dhe vështirësitë e krijuara për shkak të COVID-19. Varhelyi ka garantuar se BE mbështet rajonin, për ta bërë më të fortë dhe për ta afruar me unionin.

“Diskutime me Ballkanin Perëndimor për integrimin në BE dhe adresimin e krizave të COVID-19. Në jemi bashkë, duke punuar për ta bërë rajonin më të fortë dhe për ta afruar me BE-në“, shkruan Varhelyi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT