Shifra të frikshme/ Shqipëria rrezikon izolimin, 57 raste me koronavirus në 24 orë

Shqipëria rrezikon të kthehet në izolim. Në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë regjistruar 57 raste me koronavirus, duke shënuar shifrën më të lartë të të prekurve që prej nisjes së pandemisë.
Një ditë më parë mjekët dhanë alarmin, ndërkohë që edhe vetë kryeministri e ka një sinjal të qartë se nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, situata do të dilte jashtë kontrollit dhe rikthimi në izolim do të ishte një opsion.
Por, më shumë se kaq, janë vetë mjekët dhe anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, të cilët kanë kërkuar që qytetarët të ndërgjegjësohen, si dhe kanë bërë thirrje që të mos shkojnë në ceremoni mortore dhe të shmangin pjesëmarrjen në ambiente me shumë njerëz.