“Juve s’ju flet njeri më gojë”, deputeti sfidon rivalët e PS dhe PD

Opozita e re parlamentare ka depozituar në Parlament nismën për të ndryshuar sistemin dhe për aplikuar votimin në zgjedhje me lista të hapura. Për këtë 29 deputetë të opozitës së re nënshkruar nismën për të ndryshuar Kushtetutën.

Propozimi ka hasur në kundërshtime të forta nga radhët e PD-së, pasi eksponentë të saj e cilësojnë si një përpjekje për të fshirë nga Kodi daljen në koalicione politike të partive. Ndërsa opozita e re në Parlament po akuzohet se nëse PD dhe LSI nuk do të bojkotonin Parlamentin ato nuk do të ishin prezent në sallën e Kuvendit, pasi ishin në fund të listës.

Deputeti Arlind Çaçani në lidhje me këto reagime ka sfiduar demokratët dhe socialistët duke i kërkuar që të pranojnë listat e hapura dhe se atëherë do ta shohin se populli i voton kandidatët për deputetë që kanë qenë përherë në krye të listës, sipas preferencës së kryetarit të partisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Çaçani ironizon, duke i cilësuar të parët e listave si figurat e ndritura të kombit, në një kohë populli  nuk i njeh.

Postimi i plotë në Facebook

Deputet liste, pse ka ndonjë një lloj deputeti tjetër që nga viti 2008???

Deputetët e radhitur të parët paskan qenë figurat e ndritura të kombit që arritën rezultatin më të dobët në 30 vjet. Po s’i keni gojë dhe flisni mo? Po ju ftoj dhe sfidoj publikisht të hapen listat dhe ju shohim në elektorat si dilni. Po jeni pikërisht ju që nuk doni të hapen, sepse nuk u voton kush, dhe rini mbas derës së kryetarit për t’u renditur të parët, unë edhe pse isha kandidat nuk kam qenë kur në zyrën e kryetarit, por kjo s’do të thotë se ju u do populli dhe ne jo.

Jo, me të jeni ju jashtë partisë dhe jashtë strukturave nuk u flet njeri me gojë. Për të gjithë ju që jeni marrë dhe doni të hidhni baltë mbi në një fjalë kam. Këtu o bëhet reformë zgjedhore e mirëfilltë ose vazhdojmē me batakun që kemi pasur.

Shkresa me 29 firma ka 3 reshta hapini sytë të lexoni mirë çfarë kemi kërkuar. Draftet që nxirrni ju në media janë orvatjet e lodhura të pisllëkut politik 30 vjeçar në këtë vend. Ne 3 gjëra kërkojmë: •listat e hapur; Vote emigrantesh; Depolitizim komisionerësh. Qartë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT