“Rama përçan opozitën parlamentare, ka frikë nga…”/ Maliqi zbulon “skenarët” që po përdoren
Deputeti Lefter Maliqi ka bërë thirrje që drafti i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore duhet të shkojë sa më shpejt në Kuvend për miratim.
Sipas tij, vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe për kryetarët e rinj të bashkive.
“Pasi disa deputetë të opozitës së re do votonin marrëveshjen e arritur në rezidencë, të firmosur nga Rudina Hajdari, Gjiknuri, mazhoranca, Vasili e Bylykbashi,
Rama vazhdon skenarin e tij për bllokimin e reformës”, tha ai për mediat.
Maliqi theksoi se vendi tashmë ka dy rrugë: “Rama të bindet për një pakt marrëveshje, ti bindet ndërkombëtarëve ose ti dalë kundër. Të bjerë të votojë marrëveshjen ose ti bindet përsëri ndërkombëtarëve të pranojë sistemin danez të njëjtën që tha ambasadorja amerikane. Por Rama s’do as marrëveshjen politike as lista të hapura por ngërç politik.
Për këtë pasi e pa që votat nga opozita e re ishin për tu bërë sa më shpejt, do përdorë deputetët që dalin në rresht e binden.
Pasi e përçau opozitën e shqiptarët, artistët, përdor opozitën e re që e ka bërë lëmsh dhe atë, që takon e rekomandon deputetët me shkresat për firmë në kafe në takime të fshehta kundër interesave të shqiptarëve.
Deputetët e opozitës së re janë gati të votojnë marrëveshjen e re me lista të hapura pa u fshehur. Rama do krizën politike, përdor skenarin e fundit 29 deputetë se tre prej tyre janë tërhequr për të ndryshuar koalicionin, kjo tregon se rilindja e oligarkëve ka frikë nga koalicioni.
Duke ditur që 45% të votave i mori me tepsi me timon, me mafien, me Gjushi e Tahirin e fortë tani do të vejë në votime si një parti e vetme.
Ta bjerë marrëveshjen sa më shpejt, qoftë me lista të hapura qoftë marrëveshjen që u bë në rezidencë, Rama po bën me Covid …duke shtuar të infektuarit për të mbajtur në panik popullin. Populli ka nevojë të vejë në zgjedhje legjitime sa më shpejt, parlamentare dhe bashkiake në një ditë”.