“Më varrosni në…”/ Zbulohet amaneti i Moikom Zeqos

U shua sot në moshën 71-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Moikom Zeqo.

“Abcnews.al” mëson se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Ashtu siç ishte dëshira e tij, homazhet për Zeqon do të bëhen pikërisht te Muzeun Historik.

Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT