Edhe 2 deputetet e mazhorancës firmosin për listat e hapura, Xhina: Pse jam pro

Pro ndryshimeve të Kushtetutës nuk është vetëm opozita e re parlamentare, por edhe brenda radhëve të maxhorancës.
Mësohet se pro nismës ka firmosur pro edhe deputetet Elena Xhina dhe Reme Lala. Dy deputetet në fakt kanë dalë nga listat e PDIU-së, por që më pas refuzuan që të dorëzonin mandatin, duke u bërë pjesë e mazhorancës.
Deputetja Elena Xhina në një reagim për gazeta “Shqip” e pranon se ka firmosur nismën. “Kam mbështetur kërkesën për lista të hapura të opozitës parlamentare, kjo është arsyeja”, shprehet Xhina për Shqip, e cila thekson se është e pavarur.
Pas firmosje së deputetit të LSI-së, Lefter Koka dhe dy deputeteve të mazhorancës Lala dhe Xhina numri i firmëtarëve shkon në 30 deri më tani. Tërheqja e deputetëve të opozitës Artur Roshi dhe Besnik Troplini solli ngrirjen e nismës së paraqitur nga Murrizi. Futja në lojë e tre deputetëve të tjerë bën që nisma të mos rrëzohet.
Ndërsa më herët pro ndryshimit të Kushtetutës ishte dhe deputeti socialist Adnor Shameti, i cili u shpreh pro listave të hapura dhe kundër koalicioneve zgjedhore.