‘Nuk kemi frikë nga koronavirusi’: ​Shqipëria, destinacioni i parë për këtë sezon

Bregdeti i mrekullueshëm, temperaturat e larta, peizazhet e larmishme natyrore, natyra e virgjër, kulinaria etj., janë vetëm disa nga atraksionet turistike të vendit tonë, që kanë joshur 189 vizitorët nga Bjellorusia të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Të premten në Shqipëri mbërritën turistët e parë pas bllokimit të fluturimeve nga pandemia me një avion çarter nga kryeqyteti i Bullgarisë, Minsk, drejt Tiranës. Avioni Boing 737-800, preku pistën e aeroportit të Rinasit, në orën 17:30 ku i pranishëm ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që i dha mikpritjen e parë vizitorëve të mbërritur nga Minsk.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka prekur nga afër emocionet e para të vizitorëve të ardhur nga lindja, të cilët falënderuan vendin tonë për këtë mundësi që iu dha.

“Unë jam Viktori dhe e dua shumë Shqipërinë. Është një vend shumë i bukur dhe kjo është vizita ime e parë këtu”, u shpreh një nga turistët nga Bjellorusia që mbërriti në vendin tonë së bashku me familjen e tij.

“Nuk kemi frikë nga COVID-19. Nuk e konsiderojmë një virus të tmerrshëm dhe nuk jemi të frikësuar. Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm, dhe reliev të bukur malor. Po ashtu ka njerëz mjaft mikpritës dhe ne do qëndrojmë një muaj këtu”, tha bashkëshortja e Viktorit.

“Kjo nuk është hera jonë e parë këtu në Shqipëri. Ne ishim vjet për pushime këtu në Durrës. Edhe këtë vit kemi zgjedhur të shkojmë sërish në Durrës, nga ku do të marrim një automjete me qira dhe me të cilin do të shëtisim qytetin dhe bregdetin. Plazhi këtu është i mrekullueshëm dhe temperaturat janë të larta, kjo i bënë shumë mirë edhe fëmijëve për shëndetin”, tha një zonjë tjetër, e cila ishte kishte udhëtuar së bashku me familjen e saj nga Bjellorusia drejt vendit tonë.

“Kjo është hera e parë që vi në Shqipëri. Do shijoj detin dhe do të relaksohem në hotel”, tha një turist tjetër.

Ndërkohë, një turistë tjetër tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se kishte udhëtuar i vetëm nga Bjellorusia dhe se nëse do të kalonte mirë, do merrte edhe familjen e tij në vizitën e radhës në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT