Një pilaf dhe një kos, 15 mijë lekë, reagon pronari: Ishin 6 persona, hëngrën 5 pilaf e 4 kos! Hajdeni se do ju jap kec falas (Foto-Video)

Reagon pronari i restorantit në Llogara, ku një klient pretendoi se ka ngrënë një kos dhe një pilaf që i kanë kushtuar 15 mijë lekë të vjetra.

Për Newsbomb.al pronari shprehet se klienti ka patur synim dashakeq për prishjen e imazhit të restorantit, por edhe të turizmit në përgjithësi, pasi e vërteta është kretj ndryshe.

Sipas tij në lokal ka shkuar jo 1, por 6 persona, të cilët kanë konsumuar 5 pjata pilaf dhe 4 pjata me kos. Çmimet reale që provohen edhe nga meny e restorantit janë: Pilaf me lëng – 150 lekë dhe kos – 200 lekë.

Pronari madje i fton sërish ne lokain e tij dhe thotë se do iu japë një kec falas.

Duket se klienti që ka nxjerrë faturën në media ka shfrytëzuar “hilenë” e restorantit ku shkruhej x1 pilaf dhe x1 kos. Lidhur me këtë pronari është shprehur se ka shtypur gabim në faturë sasinë e produktit.

sdfasdfsdf4hhddddd.jpg

 

fgdfhgerh4h4.jpg

gdfghdfhe54rh_copy.jpg

Çmenduri në Llogara, një pilaf dhe një kos kushtojnë 15 500 lekë të vjetra (Fatura)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT