Thellohet SKANDALI/ Zbulohen 19 video të abuzimit seksual në telefonin e Abaz Dokut. Ka abuzuar me 3 vajza të mitura, dy video i bleu 2 mijë lekë
Thellohet skandali i abuzimit seksual me një 15 vjeçare në Babrru, ku janë arrestuar 4 persona, mes tyre edhe 65 vjeçari Abaz Dogu, roja i shkollës ku e mitura studionte.
15 vjeçarja është abuzuar mbi 15 herë nga Dogu, ndërsa detaje të reja kanë dalë nga hetimet e prokurorisë.
Në telefonin e 65 vjeçarit janë gjetur 19 video erotike ku tregohet abuzimi i Dogut dhe tre personave të tjerë: K.P, R.O dhe F.B me 15 vjeçaren.
Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga videot i janë shitur Abaz Dogut nga R.O dhe K.P, për vetëm 2 mijë lekë të vjetra.
Për më shumë se 1 vit vajza e mitur është dhunuar seksualisht nga Abaz Dogu dhe tre djemtë e tjerë, por policia ka zbuluar që në abuzimin seksual janë të përfshira edhe dy vajza të tjera, që tashmë janë në vitin e parë të gjimnazit.
Sipas denoncueses S.Th, këto dy vajza janë abuzuar nga Abaz Dogu dhe disa djem të tjerë të shkollës.
Vendi ku tre vajzat kryenin marrëdhënie seksuale me 65 vjeçarin ishte shtëpia e braktisur e vëllait të Abaz Dokut, e cila ndodhur në një distancë prej 100 metra nga shkolla, ku studionin vajzat.
Hetimet tashmë janë përqëndruar edhe te rastet e tjera të abuzimit, pasi dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe mësues.
Për shkak të këtij skandali Drejtoria Arsimore vendosi të shkarkojë edhe drejtorin e shkollës Abaz Hoxha, i cili kishte punësuar si roje nate Abaz Dogun.